Senatori amerikan: Mund të rikthehemi sërish në Afganistan

Bota

Senatori amerikan: Mund të rikthehemi sërish në Afganistan

Senatori republikan Lindsey Graham ka deklaruar së fundmi se ushtarët amerikanë mund të rikthehen sërish në Afganistan. Për BBC, ai tha se Afganistani do të rikthehet në një strehë të sigurt për grupet terroriste, të cilat prej aty mund të   planifikojnë sulme të ngjashme si ai i 11 shtatorit 2001.

“Kjo mund të bëjë që ne të detyrohemi të rikthehemi në këtë vend. Siç u kthyem në Irak dhe Siri, mund të rikthehemi në një formë apo në një tjetër edhe në Afganistan”, tha ai.

Senatori amerikan: Mund të rikthehemi sërish në Afganistan

Kujtojmë se SHBA tërhoqi ushtarët e saj nga Afganistani pas 20 vitesh luftë me talebanët. Kujtojmë se më 15 gusht, talebanët morën pushtetin e vendit, duke shkaktuar kaos tek afganët. Shumë prej tyre arritën të evakuuohen larg vendit të tyre, shumë të tjerë mbetën atje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion