Sapo ishte martuar, e reja vdes papritur gjatë muajit të mjaltit

Bota

Sapo ishte martuar, e reja vdes papritur gjatë muajit të mjaltit

Një e re e sapomartuar ka vdekur papritur gjatë muajit të mjaltit me bashkëshortin në Amsterdam.

Bashkëshorti thotë se nuk mund të kuptojë atë që ka ndodhur.

Madison Noronha, nga Australia, u shemb në krahët e burrit javës që shkoi (15 maj) dhe nuk u kthye më në jetë.

27-vjeçarja ishte dërguar në spitalin më të afërt ku u zbulua se kishte pësuar një aneurizëm në tru (bllokim i venave të gjakut) ‘teksa ishte duke ecur në rrugë’.

Nuk dihet çfarë ka shkaktuar tragjedinë te vajza e re, por tekstet shkencore thonë se aneurizmat në venat e gjakut ndodhin kryesisht në tru, me bllokime të arterieve nga material i huaj ose dobësimi mureve të enëve të gjakut.

Doktorët kryen një operacion urgjent ndaj Madison por ajo kishte ndërruar jetë dy ditë më vonë në duart e bashkëshortit Kyle.

Ai shkruante se doktorët nuk mund të besonin masën e aneurizmit.

“Ajo ndërroi jetë e rrethuar nga të afërmit, këtu në Amsterdam, gruaja ime e dashur nuk e dinte çfarë ndodhi, si mund të ndodhte diçka e tillë”.

Prindërit e Madi kanë ngritur një faqe donacionesh për të zbutur stresin financiar dhe barën e tyre në këtë kohë të vështirë.

“Fondet do të ndihmojnë me fluturimet, kostot e funeralit, për të sjellë trupin e Madison në shtëpi të prehet”, shkruanin ata.

Lyndal Rogers, e cila kishte punuar me të sapomartuarit, shkruante në Facebook: “Të shtunën herët familja jonë u trondit nga lajmi se shoqja jonë e mrekullueshme Madison Noronha, u nda nga jeta. Ajo ishte për muajin e mjaltit në Amsterdam kur pësoi një aneurizëm në tru duke ecur në rrugë”./LadBible/

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion