Njëri dhunoi policin, tjetri bashkëshorten/ Arrestohen dy persona në Berat
Një 28-vjeçar u arrestua nga policia në Poliçan pasi dyshohet se ka dhunuar për shkak të detyrës një punonjës të Policisë Bashkiake.
Në një njoftim zyrtar, bëhet e ditur se 28-vjeçari B.D u arrestua në kushtet e flagrancës.
Gjithashtu njoftohet se nga shërbimet eStacionit të Policisë Dimal u arrestua shtetasi L. O., 45 vjeç, banues në Dimal, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Kutalli, pasi dyshohet se ka ndotur mjedisin, duke hedhur mbetje të produkteve bujqësore, në afërsi të lumit Seman.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. Z., 35 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase ka braktisur fëmijën e tyre të mitur.