Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës
Lajmifundit
/
29 Shtator 2025, 17:13
Bota

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi sot një ligj që tërheq zyrtarisht Moskën nga Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës.
Parlamenti rus kishte votuar më herët pro tërheqjes nga kjo konventë, e cila ishte ratifikuar nga Moska në vitin 1998.
Sipas ligjit të miratuar, kjo tërheqje vjen si përgjigje ndaj refuzimit të Këshillit të Evropës I cili nuk ka pranuar pjesëmarrjen e një përfaqësuesi rus në këtë komisioni.


