“Rusia po pushton Bjellorusinë në fshehtësi”, flet ish-ushtaraku i lartë britanik

Bota

“Rusia po pushton Bjellorusinë në fshehtësi”, flet

Rusia po pushton Bjellorusinë “në mënyrë të fshehtë”, ndërsa vendos armë bërthamore atje, paralajmëron analisti ushtarak britanik, Sean Bell.

Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se po vazhdonte me vendosjen e parë të armëve bërthamore jashtë kufijve të saj që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se armët tashmë ishin rrugës për në Minsk.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në vlerë nominale, kjo ka të bëjë më shumë me lëkundjen e retorikës rreth raketave nukleare dhe “mbjelljen” e frikës në Perëndim, sepse në realitet nëse ke në plan të nisësh një luftë bërthamore, mjafton shtypja e një butoni që ato të udhëtojnë nëpër anën tjetër të botës.

Pra nuk ka nevojë që t’i dërgoni armët bërthamore në një vend tjetër “- shpjegoi Bell, për SkyNews.

“E vërteta është se presidenti Putin nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të tentuar të rrisë ndikimin rus dhe të rikthej ish-Bashkimin Sovjetik.

Ai po vendos gjithnjë e më shumë ushtarë në terren në Bjellorusi, fillimisht duke kryer operacione nga aty dhe tani duke vendosur edhe armë bërthamore atje, të gjitha të dizajnuara për të rritur ndikimin rus atje”- tha ndër të tjera analisti ushtarak britanik./tch

ME TE LEXUARAT