Makina përplas te vijat e bardha 68- vjeçarin dhe e tërheq zvarrë për disa metra (detajet)

Aktualitet

Makina përplas te vijat e bardha 68- vjeçarin dhe e tërheq

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Çelepias” në Berat. Një 68-vjeçar është përplasur nga një makinë,teksa kalonte me biçikletë në vijat e bardha të rrugës.

Pas përplasjes,automjeti tip Volswagen Passat,me targa AA 590 FC, e ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar.

I moshuari Agim Mingu është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancës që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumtë të policisë,që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit,ndërkohë që po kërkohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, të cilat do të hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit.

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Volswagen Passat është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, ku edhe po jep dëshminë e ti në lidhje me ngjarjen.

Burime nga dëshmitarë në vendngjarje konfirmojnë se automjeti që shkaktoi aksidentit ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në këtë zonë të banuar.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00 në vendin e quajtur "Ypsiloni", automjeti tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin Th.F., 68 vjeç, ka goditur biçikletën që udhëtonte shtetasi A.M., 65 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës është dëmtuar dhe po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. M, u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT