Rrjedh oksigjeni para spitalit, vriten 22 pacientë me Covid që ndodheshin në ventilator

Bota

Rrjedh oksigjeni para spitalit, vriten 22 pacientë me Covid që

Ministri i Shëndetësisë i Shtetit Rajesh Tope tha se rrjedhja ka ndikuar në furnizimin e oksigjenit brenda spitalit.

“Për shkak të lirimit të valvulave të cisternës në Nashik, kishte rrjedhje masive të oksigjenit. Padyshim, kjo ka ndikuar në furnizimin brenda spitalit. Do të lëshojmë një shënim për shtyp pasi të mbledhim më shumë informacion,” tha ai.

Ministri i FDA Dr Rajendra Shingane tha: “Është një incident për të ardhur keq. Ne po përpiqemi të marrim një raport të hollësishëm. Ne gjithashtu kemi urdhëruar një hetim. Ata që janë përgjegjës nuk do të të kursehen “.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, udhëheqësi i NCP Majeed Memon tha se përgjegjësit duhet të ndëshkohen.

“Rrjedhja e oksigjenit nga cisterna në Nasik ka shkaktuar humbjen e disa litrave oksigjen dhe panik në Spital. Ata që janë përgjegjës për neglizhencën duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen,” shkroi ai në Twitter.

ME TE LEXUARAT