Rritet rreziku? Rusia sulmon verbalisht NATO: Fjalë të papërgjegjshme!

Bota

Rritet rreziku? Rusia sulmon verbalisht NATO: Fjalë të

Rusia ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të shefit më të lartë ushtarak të NATO-s, admiralit Giuseppe Cavo Dragone, i cili në një intervistë për Financial Times u shpreh se aleanca mund të marrë në konsideratë një “sulm parandalues” si pjesë e përgjigjes ndaj luftës hibride të Moskës.

Sipas tij, një veprim i tillë mund të konsiderohet si “mbrojtës”.

Këtë të hënë, më 1 dhjetor, Ministria e Jashtme e Rusisë, përmes zëdhënëses Maria Zakharova, i cilësoi këto deklarata si “jashtëzakonisht të papërgjegjshme” dhe një shenjë se NATO po shtyn drejt përshkallëzimit të mëtejshëm. Zakharova u shpreh se deklarata të tilla “përbëjnë një përpjekje të qëllimshme për të minuar përpjekjet për zgjidhjen e krizës ukrainase”.

Zakharova po ashtu paralajmëroi se personat që bëjnë deklarime të tilla duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet dhe pasojat e mundshme, përfshirë ato që mund t’u vijnë vetë vendeve anëtare të aleancës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion