Tym e flakë, përfshihet nga zjarri një pallat te 'Nënë Tereza' në Tiranë

Aktualitet

Tym e flakë, përfshihet nga zjarri një pallat te

Një pallat 12 katësh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm pranë 'Famracisë 10' në Tiranë. Pallati është i pabanuar, në ndërtim e sipër, ndërsa ka patur disa materiale polesteroli që janë ndezur. Siç mund të shihet edhe nga videot e fotot, janë të paktën tre kate të përfshira nga flakët. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është drejt izolimit të flakëve.

"Rreth orës 08:30, tek “Medreseja” ka rënë zjarr në katin e fundit të një pallati në ndërtim ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion