Rritet numri i fëmijëve të infektuar me Covid-19 në SHBA

Bota

Rritet numri i fëmijëve të infektuar me Covid-19 në SHBA

Autoritetet shëndetësore në SHBA kanë bërë me dije se numri i rasteve me Covid-19 tek fëmijët po rritet frikshëm. The Guardian shkruan se rastet e larta janë në zonat me përqindje të ulëta të vaksinimit dhe ku shkollat ​​nuk ndjekin udhëzimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Sipas një raporti të publikuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, më shumë se 250,000 fëmijë u infektuan me koronavirus në javën e fundit të gushtit. Kjo është incidenca më e lartë javore e rasteve të reja tek fëmijët që nga fillimi i pandemisë.

Në javën e fundit të gushtit, u raportuan gjithsej rreth një milion raste me Covid, që do të thotë se një në katër raste të reja në vend ishin fëmijë./oranews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion