Rindërtimi në Laç/ Rama: Ky është bërë qytet i ri, por duhet dhe mendësi e re

Politikë

Rindërtimi në Laç/ Rama: Ky është bërë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar rindërtimin në Laç, kryesisht zonën e pallateve të reja.

Kryebashkiakja e Laçit, Majlinda Cara e ka informuar se po lidhet kontrata për të përmbyllur 209 pallate në gjithë Kurbinin për dëmtimet DS1 e DS3, ndërsa brenda shtatorit lidhen kontratat për 36 pallate me dëme DS4.

”Krahas lagjes së re, po mbaron faza e parë e riparimeve të vendbanimeve të përbashkëta. Jemi në lidhjen e ontratës për të përmbyllur 209 pallate në gjithë Kurbinin për dëmtimet Ds1 e Ds3. Brenda shtatorit lidhim kontratat për 36 pallate me dëme Ds4. është mbyllur gjithë projekti. Menjëherë më pas fillojmë punën për 36 pallate. Paralelisht kemi fillura dhe shtëpitë private. ”- tha kryebashkiakja.

Rama ndërkohë thekson se Kurbini është bërë qytet komplet i ri, por duhet dhe mendësi e re që qytetarët të kujdesen.

Ndërkohë ai ka ngritur në piedestal kryebashkiaken e Laçit, Majlinda Cara duke i thënë se atë që ka bërë ajo për Kurbinin nuk e ka bërë asnjë kryebashkiak tjetër për qytetin e tij.

”Ky është bërë qytet i ri komplet. Por duhet dhe mendësia e re bashkë me qytetin që të kujdesen. Sa ç’ke bërë ti për këtë qytet, s’ka bërë asnjë kryebashkiak tjetër për qytetin e vet. ”- shtoi ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion