Rrëzohet avioni në një fshat të Gjermanisë, raportohen 3 viktima

Bota

Rrëzohet avioni në një fshat të Gjermanisë, raportohen

Tre persona kanë humbur jetën të hënën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në landin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për një avion të tipit Cessna 172, i cili ishte nisur gjatë paradites nga zona në veri të Utrechtit, në Holandë.

Pasi hyri në hapësirën ajrore gjermane, avioni u rrëzua rreth orës 11:20 pranë fshatit Gerderath, në afërsi të qytetit Erkelenz.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, avioni me katër ulëse përfundoi në një fushë dhe u dëmtua rëndë, duke u shkatërruar pothuajse tërësisht nga përplasja.

Policia gjermane konfirmoi se në avion ndodheshin tre persona. Të gjithë humbën jetën në vendngjarje.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetet e viktimave. Ndërkohë, ekipet hetimore kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në rrëzimin e avionit. Hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion