“E kam jetë të dytë”: Rrëfimi rrqethës i gazetarit Bledi Strakosha për betejën me sëmundjen vdekjeprurëse

Showbiz

“E kam jetë të dytë”: Rrëfimi rrqethës i

''Isha me fat, këtë e konsideroj jetë të dytë”.

Ishin këto fjalët e moderatorit dhe gazetarit të njohur Bledi Strakosha, i cili jo më larg se dy ditë më parë ndau me ndjekësit kalvarin e vuajtjeve që kishte kaluar përgjatë këtyre 12 ditëve të fundit.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Strakosha rrëfeu se krejt papritur pësoi një hemorragji cerebrale, e cila njihet nga të gjithë si një sëmundje vdekjeprurëse.

I përlotur, por edhe falenderues, gazetari tregoi se pas qëndrimit në spital, tani është ende në fazë rikuperimi dhe e konsideron veten me fat që ia doli të mundte këtë sëmundje e cila kaplon trupin e njeriut krejt papritur dhe pa kuptuar.

“Kam humbur në peshë, por kjo nuk bën përshtypje se unë gjithmonë kam qenë pak elegant. E ndjej trupin pak të lodhur, pra nuk kam energjinë e dikurshme se akoma po rikuperohem.

Sepse ishte dhe tronditëse, gjithçka ndodhi shumë shpejt mund të them që isha me fat që këtë tani e konsideroj një jetë të dytë.

Sepse ajo çka mu tha edhe në spital fatkeqësisht 50% e njerëzve që ju ndodh aneurizmi apo hemoragjia cerebrale nuk arrijnë as të..më erdhi në tru...është nurizëm. Është vdekjeprurës”, ka thēnë ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion