Rrëzimi i teleferikut në Itali, humb jetën një tjetër fëmijë 9 vjeç

Bota

Rrëzimi i teleferikut në Itali, humb jetën një tjetër

Një tjetër fëmijë ka humbur jetën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme, ku një kabinë teleferiku u rrëzua në Itali dhe shkaktoi 14 viktima deri më tani.

Aksidenti ndodhi në një linjë teleferiku që lidh Liqenin Maggiore me një mal. Një nga kabinat e teleferikut u shkëput dhe u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e shumicës së fëmijëve që ndodheshin brenda.

Mësohet se brenda kabinës së teleferikut ndodheshin gjithsej 15 fëmijë. Fillimisht u raportua për 8 të vdekur dhe disa të plagosur.

Por më vonë, mediat italiane njoftuan se numri i të vdekurve është rritur në 13, ndërsa 2 fëmijë ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Tashmë vetëm një nga personat që ndodheshin në teleferik është gjallë. Bëhet fjalë për një 5 vjecar, gjendja e të cilit është e rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion