Pesë kandidatë u skualifikuan nga gara për kreun e PD, reagon Edith Harxhi: Akt i rëndë për një parti të djathtë

Politikë

Pesë kandidatë u skualifikuan nga gara për kreun e PD, reagon

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka reaguar pas skualifikimit nga gara të Ibsen Elezit nga Kryesia e PD-së.

Edith Harxhi e ka konsideruar një akt të rëndë skualifikimin nga gara për kreun e PD-së të 5 kandidatëve që shpallën kandidaturat për zgjedhjet e 13 qershorit.

Harxhi e cila ishte një nga 4 kandidatet që morën “OK”-in e Kryesisë për zgjedhjet e 13 qershorit, veçon Ibsen Elezin, duke u shprehur se “përjashtimi i tij është i pajustifikueshëm”.

Kryesia votoi unanimisht që gara për kryetar partie të këtë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj. Kandidatët që humbin të drejtën për të garuar janë Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Deklarata e plotë e Harxhit

Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë.

Në veçanti përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish Kryetar i Partisë Demokratike të Kukësit dhe ish-Kryetar i Qarkut të Kuksit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë.

Z. Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion