Restorant në katin e 120, Kina nuk i zhgënjen asnjëherë klientët (Foto)

Bota

Restorant në katin e 120, Kina nuk i zhgënjen asnjëherë

Në Kinë është ndërtuar hoteli me 120 kate, ku në katin e fundit është restoranti. Mediat shkruajnë se hoteli gjigand ka 165 dhoma në katet e sipërme të Kullës 632 metra të lartë. Hoteli gjithashtu pretendon se ka edhe ashensorin më të shpejtë në botë, që udhëton për 18 metra në sekondë. Por i gjithë ky luks kushton, pasi për një natë në suitën më luksoze duhet të paguash 8763 euro. Megjithatë, për më pak të pasurit, ka edhe dhoma më “modeste”, me çmime deri 300 euro për natë.

Kulla e Shangait është godina e dytë më e lartë në botë, pas Burj Khalifas në Dubai, që është 827 metra e lartë. Hapja e hotelit ishte shtyrë për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit, por tani gjërat kanë ndryshuar. Në godinë gjenden në total 7 restorante, bare, qendra spa dhe një pishinë në katin e 84-t

ME TE LEXUARAT