Rënia e Kabulit më 15 gusht, qeveria afgane u paralajmërua 1 javë para

Bota

Rënia e Kabulit më 15 gusht, qeveria afgane u paralajmërua 1

Rreziku por rënien e qeverisë afgane u paralajmërua gati 1 javë e gjysmë para rënies së Kabulit. Kështu bën me dije “Der Spiegel”, teksa ka publikuar një raport sekret, sipas të cilit, me 6 gusht, ambasadori gjerman në Uashington kishte paralajmëruar tashmë një kolaps të afërt të Kabulit.

Në mesazh, diplomati i lartë paralajmëroi po ashtu se Zyra Federale e Jashtme duhet të aktivizojë menjëherë planin e urgjencës për ambasadën në Kabul. Sipas “Der Spiegel” Ambasadorja Emily Haber, kishte folur më parë me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe shërbimeve sekrete në SHBA.

“Qeveria afgane mund të rrëzohet më shpejt se sa pritej” paralajmëroi diplomatja duke sugjeruar që të fillojnë planet emergjente për të evakuuar ambasadën gjermane në Kabul.

Sipas saj, Berlini gjithashtu duhet të përgatitej për mundësinë që, nëse situata përkeqësohej me shpejtësi, amerikanët do të vepronin vetëm dhe pa u konsultuar me aleatët.

Rënia e Kabulit më 15 gusht, qeveria afgane u paralajmërua 1

Përmbajtja e raportit kabllor ngre dyshime në lidhje me linjën e qeverisë federale. Disa zyrtarë qeveritarë thanë se raporti i Haber duhet të interpretohet vetëm si një "sinjal paralajmërues i qartë" se qeveria duhet të kishte kaluar në gjendje krize që në fillim të gushtit./shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion