Rënia e Afganistanit, Ministrat e Mbrojtjes të BE -së ideojnë krijimin e Forcës së Reagimit të Shpejtë

Bota

Rënia e Afganistanit, Ministrat e Mbrojtjes të BE -së

Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian diskutuan të enjten për mënyrën se si t’u përgjigjen më mirë krizave të ardhshme pas marrjes së Afganistanit nga talebanët, përfshirë krijimin e një force të reagimit të shpejtë.

Ndërsa u takuan në Slloveni për të diskutuar mësimet e nxjerra nga evakuimi kaotik i Afganistanit, Gjermania propozoi që anëtarët e koalicionit që janë të gatshëm t’u mundësohet të krijojnë një forcë ushtarake të dislokimit të shpejtë prej 5,000 trupash për t’iu përgjigjur krizave, me më pak mbështetje nga Shtetet e Bashkuara.

Përpjekjet e BE-së për të krijuar një forcë të reagimit të shpejtë kanë qenë në heshtje për më shumë se një dekadë. Por tërheqja e trupave amerikane dhe aleate nga Afganistani e ka detyruar bllokun prej 27 vendesh ta rishqyrtojë çështjen.


Propozimi për krijimin e një force prej 5,000 anëtarësh u ngrit për herë të parë në maj gjatë një rishikimi të strategjisë së përgjithshme të bllokut.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha në takimin e së enjtes se ai shpresonte që një plan i tillë të përfundonte deri në nëntor.

Strategjia e përgjithshme e BE -së pritet të finalizohet vitin e ardhshëm.


“Nevoja për më shumë mbrojtje evropiane nuk ka qenë kurrë aq e qartë sa sot pas ngjarjeve në Afganistan”, tha zoti Borrell.

Marrja e Afganistanit nga talebanët dhe evakuimet e nxituara ajrore të dhjetëra mijëra njerëzve pas vendimit të SHBA-ve për të tërhequr trupat ka ekspozuar varësinë e BE-së tek Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa trupat e BE-së ishin në prapavijë gjatë evakuimit, SHBA mbështeti vendet evropiane në përpjekjet për të evakuuar qytetarët dhe trupat e tyre./VOA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion