"Me mikun tim", djali i George Soros flet me superlativa për Ramën: Lider frymëzues në gjithë botën

Politikë

"Me mikun tim", djali i George Soros flet me superlativa për

Djali i George Soros, Aleksandër ka ndarë në Instagram një foto me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në postimin e tij, Aleks Soros shprehet se Rama tregon aftësi frymëzuese lidershipi në vend, rreth rajonit dhe në të gjithë botën.

“Me mikun tim Edi Rama fundjavën e shkuar në Tiranë, i cili vijon që të tregojë aftësi frymëzuese lidershipi në vend, rreth rajonit dhe në të gjithë botën.”

Kujtojmë se Alexander Soros nënkryetar i Fondacioneve “Shoqëri a e Hapur” vizitoi javën e shkuar një grup afganësh të cilët janë strehuar në Durrës pas evakuimit nga Kabuli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)

Në një postim në mediat sociale, Soros shkroi se pati privilegjin që të takohej me kolegë nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Afganistan, dhe qytetarë të tjerë të evakuuar që tashmë janë të sigurt në Shqipëri.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion