Bosi shqiptar i drogës dënohet me 7 vite burg në Itali, gjobitet edhe me shumën e majme

Bota

Bosi shqiptar i drogës dënohet me 7 vite burg në Itali, gjobitet

Autoritetet italiane të drejtësisë kanë dënuar me 7 vite burg dhe 40 mijë euro gjobë, një shqiptar, i cili mendohet se është kreu i një bandë shqiptare të trafikut të drogës.

Ai u arrestua dy vite më parë, ndërsa Gjykata e Kasacionit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin, duke refuzuar çdo apelim të të akuzuarit.

Sipas mediave italiane, 57-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka menaxhuar një grup të trafikut të kokaines që furnizonte më lëndë narkotike zonat Lucca dhe Versilia.

Ai u arrestua në një operacion të përbashkët të disa policive në  Viareggio, Empoli dhe Firence.

Gjatë këtij operacioni në pranga u vunë edhe 7 persona të tjerë, shqiptarë dhe italiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion