Rëndohet situata në Greqi, reshjet e shiut përmbytin 200 shtëpi
Lajmifundit
/
10 October 2021, 13:00
Bota

Të paktën 200 shtëpi mësohet se janë përmbytur në Greqi, pas reshjeve të dendura që kanë pushtuar vendin ditët e fundit. Më herët u bë me dije se shiu ka nxjerrë nga shtrati lumenj dhe përronj, duke përmbytur rrugët dhe disa banesa.
Autoritetet lokale kanë bërë me dije se për pasojë 4 banorë kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre. Moti i keq ka prekur edhe Achladin dhe Agia Anna.
Kryetari i Bashkisë së Mantoudi, George Tsapourniotis tha se qindra shtëpi janë nën ujë, ndërsa ekipet e shpëtimin kanë punuar gjatë gjithë natës për të transportuar banorët në vende të sigurta./ BW


