Reklamat qeveritare në Kanada sulmuan politikat tregtare të Trump, kryeministri Carney i kërkon falje

Bota

Reklamat qeveritare në Kanada sulmuan politikat tregtare të Trump,

Kryeministri kanadez Mark Carney i ka kërkuar falje presidentit amerikan për reklamat që sulmonin politikën e tarifave tregtare ndaj vendeve partnere që po ndjek Donald Trump.

Duke folur nga Koreja e Jugut ku mori pjesë në samitin e Azi-Paqësorit, Carney tha se i kishte kërkuar falje shefit të Shtëpisë së Bardhë privatisht në një darkë të organizuar nga presidenti i vendit mikpritës me liderët pjesëmarrës në takimin e nivelit të lartë të mërkurën, ku i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan.

Në reklamën qeveritare ishte përfshirë edhe ky fjalim i ish-presidentit amerikan Ronald Reagan i vitit 1987 ku shprehej kundër vendosjes së tarifave tregtare ndaj partnerëve të kohës.

Pavarësisht se pranoi ta falte Carney, Trump tha gjatë kthimit nga Koreja e Jugut këtë javë se SHBA dhe Kanadaja nuk do i riktheheshin bisedimeve për një marrëveshje tregtare.

Që prej marsit, Uashingtoni ka në fuqi tarifa importi prej 35% ndaj prodhimeve kanadeze, ndërsa Kanadaja ka vendosur tarifa reciproke 25%.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion