Raketat ruse godasin spitalin në Ukrainë, 2 viktima dhe 23 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Bota

Raketat ruse godasin spitalin në Ukrainë, 2 viktima dhe 23 të

Një spital u godit nga raketat ruse në qytetin lindor të Dnipros në Ukrainë me pasojë të paktën 2 të vrarë dhe 23 të plagosur, mes të cilëve dy fëmijë.

Sulme u raportuan edhe në qytet të të tjera, përfshirë K-ievin, por Ukraina tha se kishte rrëzuar shumicën e raketave.

Forcat e Kievit sakaq goditi dy rajone ne jug të Rusisë. Raketat ruse goditën një klinikë mjekësore në qytetin lindor të Dnipros në Ukrainë, duke vrarë të paktën një person e duke plagosur 15 të tjerë, mes të cilëve edhe 2 fëmijë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Volodimir Zelensky konfirmoi sulmin dhe tha se autoritet po punonin për të shpëtuar personat e tjerë në spital.

Zelensky postoi në Twitter një video që tregonte zjarrfikësit në vendngjarje dhe tymin që dilte nga ndërtesa.

“Vetëm një shtet djallëzor mund të luftojë kundër spitaleve. Nuk mund të ketë asnjë qëllim ushtarak për këtë. Është terror i pastër rus. Rusia ka zgjedhur rrugën e së keqes me vullnetin e saj dhe nuk do ta braktisë vetë këtë rrugë. Ne duhet ta mposhtim terrorin” më herët guvernatori rajonal, i Dnipros tha se qyteti ishte vënë në shënjestër të një sulmi masiv gjatë natës me raketa dhe dronë,” u shpreh presidenti ukrainas.

Autoritetet ukrainase thanë se kishin rrëzuar 17 raketa dhe 31 dronë të lëshuara nga Rusia gjatë natës. Megjithatë disa i kishin goditur shënjestrat e tyre në Dnipro dhe në qytetin lindor të Kharkiv, përfshirë një rafineri nafte.

Në objektiv ishte edhe kryeqyteti Kiev, me copëza të dronëve të rrëzuar që ranë në çatinë e një qendre tregtare, dhe një shtëpi e disa automjete u dëmtuan.

Rusia i ka intensifikuar sulmet gjatë javëve të fundit duke shënjestruar infrastrukturë, në prag të kundërofensivës së pritshme të Ukrainës.

Gjithashtu Kievi goditi dy rajone në jug të Rusisë me raketë dhe dron ditën e enjte, por Moska tha se raketa ishte rrëzuar nga sistemet e saj të mbrojtjes ajrore.

Një shpërthim dëmtojnë godinë banime dhe zyrash në qytetin rus të Krasnodar, që sipas mediave ruse kishte ardhur për shkak të një sulmi me dron.  

 

ME TE LEXUARAT