Raketa kineze po i afrohet Tokës, astrofizikanti i njohur amerikan: Ja ku mund të bjerë

Bota

Raketa kineze po i afrohet Tokës, astrofizikanti i njohur amerikan: Ja ku

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, Mike Howardi tha për CNN se Komanda Hapësinore po e ndjek trajektoren e raketës kineze, ndërsa shtoi se nuk dihet ora e saktë e hyrjes së saj në tmosferën e tokës.

“Pika e saktë e hyrjes së raketës në atmosferën e Tokës nuk mund të përcaktohet brenda disa orësh nga momenti që vendoset të rikthehet”, tha Hoëard, por skuadrilja e 18-të e Kontrollit Hapësinor po ofron të dhëna të përditshme mbi vendndodhjen e raketës përmes faqes në internet të Ndjekjes së Hapësirës.

Lajmi i mirë është se mbeturinat që zhyten në drejtim të Tokës në përgjithësi paraqesin shumë pak kërcënim për sigurinë tonë personale.

Raketa kineze po i afrohet Tokës, astrofizikanti i njohur amerikan: Ja ku

“Rreziku që do të ketë ndonjë dëm ose që mund të godasë dikë është shumë e vogël – por jo i papërfillshëm. Dhe kështu që nuk do të humbja asnjë sekondë të gjumit rreth kësaj”, i tha CNN-së, Jonathan McDowell, një astrofizikan në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit.

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka parashikuar një “zonë rreziku” që përfshin “çdo pjesë të sipërfaqes së Tokës midis rreth 41.5N dhe 41.5S gjerësi” – e cila përfshin pothuajse të gjithë Amerikën e Jugut dhe Neë Yorkun, të gjithë Afrikën dhe Australinë, pjesë jugore të Azisë dhe Spanjën, Portugalinë, Italinë dhe Greqinë.

“Ne presim që ajo të hyjë diku midis 8 dhe 10 maj. Dhe në atë periudhë dy-ditore, ajo do të lëvizë rreth 30 herë rreth botës”, tha McDowell.

“Raketa po udhëton me rreth 18 mijë milje në orë. Nëse jemi duke menduar se kur do të bie, ju jeni 18,000 milje larg pozitës se ku do të bie”, shtoi ai.

Akoma, oqeani mbetet basti më i sigurt se ku do të bien mbeturinat, tha ai, vetëm sepse zë pjesën më të madhe të sipërfaqes së Tokës. “Nëse doni të vini bast se ku do të bie diçka në Tokë, vini bast për Paqësorin, sepse Paqësori është pjesa më e madhe e Tokës. Është kaq e thjeshtë”, shpjegoi McDowell.

ME TE LEXUARAT