"Qave për vëmendje", Mevlani iu përgjigjet ndjekësve: Ato lot i derdha për nënën time...

Showbiz

"Qave për vëmendje", Mevlani iu përgjigjet

Ditën e djeshme, surpriza e nënës së Mevlan Shabës për të birin, i bëri të gjithë në studion e “Për’puthen” të qanin.

Nëpërmjet një videoje, e ëma e konkurrentit tha se djali i saj ishte shumë i vogël kur udhëtoi jashtë vendit, por rrethanat e vështira të jetës e kishin detyruar. Mirëpo, disa ndjekës në rrjete sociale e kanë akuzuar atë se nuk ka qarë me të vërtetë, por se e gjitha ka qenë një skenar për të tërhequr vëmendjen e publikut.

"Qave për vëmendje", Mevlani iu përgjigjet

Këto fjalë nuk i ka përtypur dot, prandaj Mevlani zgjodhi të reagojë me anë të një postimi në Instastory, ku shkroi:

“Nuk derdh lot për ndjekës dhe nuk derdh lot për nënën time për famë. Ato lot i kam derdhur me shpirt siç mund t’i derdhë çdokush nga ju për nënën tuaj. Më prekën fjalët e nënës time dhe më prekën kujtimet e familjes time më ato momente. Ja, i vetmi që fama s’më ka ndryshuar në asnjë moment dhe s’do më ndryshojë kurrën e kurrës. Ndaj, o njerëz, mos gjykoni dhe ofendoni njerëzit sipas dëshirës suaj. Gjithsesi respekte”, shkroi konkurrenti.

Melani dhe Ledjana Prenga janë deklaruar për njëri-tjetrin në program dhe nëna e Shabës u shpreh për konkurrenten se është një vajzë e edukuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion