Qytetarët italianë kërcënojnë me jetë ministri i Shëndetësisë: Jo lockdown, përndryshe…

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberta Speranza po kërcënohet me jetë nga qytetarët italianë. Mësohet se shkak është bërë diskutimi që autoritetet shëndetësore po bëjnë për një mbyllje tjetër të vendit, për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Lajmin e bëri me dije sekretaria e Ministrisë Italiane, që ka dërguar rastin në gjykatë. Kërcënimet i kanë ardhur në emaile ministrit. “Jo lockdoën se ndryshe të vrasim familjen. Ne herët o vonë do të të vrasim e do të të rrjepim të gjallë. Do ta paguash shtrenjtë për gjithë terrorin që po shkakton e do pendohesh pse ke lindur“, shkruajnë disa emaile.
Për këtë, prokuroria e Romës ka vënë nën hetim 4 persona të dyshuar di autorë të këtyre mesazheve e të cilëve u janë sekuestruar telefona celularë, komputera e IPad. Personat e hetuar janë të moshës 35- 55 vjec e banues në Torino, Cagliari, Varese e Enna.
Autoritetet e Policisë italiane kanë munduar të identifikojnë profilet dixhitale të personave të hetuar falë teknikave të sofistikuara investigative. Emailet kërcënuese të tyre janë përdorur nga server të pozicionuar jashtë territorit europian, gjë që ka bërë me kompleks procesin e identifikimit të tyre.


