Fier- Vlorë/ Gazetarët dhe policët marrin sot dozën e parë të vaksinës kineze
Lajmifundit
/
3 April 2021, 12:53
Aktualitet

Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit për gazetarët dhe policët në Fier dhe Vlorë. Bëhet me dije se vaksinimi po bëhet në qendër të qytetit.
Mësohet se vaksinimi me “Sinovac” vijon njëkohësisht edhe për të moshuarit, gazetarët dhe policët. Ndërkohë bëhet me dije se në Fier nga fillimi i procesit me AstraZeneca dhe me Sinovac ka shkuar në 13 060 persona të vaksinuar. Procesi i vaksinimit të Vlorë raportohet mjaft e qetë, ku duket se nuk kanë hezituar që të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit dhe të marrin vaksinën Covid policër dhe punonjësit e medias.


