Ish- i dashuri i Meghan Markle reagon pas intervistës me Oprahn, ja çfarë tregon ai për dukeshën

Intervista historike e Meghan Markle dhe Princit Harry, ka pasuar me shumë kritika dhe komplimente për çiftin. Së fundmi ka reaguar ish- i dashuri i Meghan Markle, Joshua Silverstein.

Ai ka hedhur poshtë gjithë akuzat për të, duke i mbajtur anën.
“E njoh mirë Meghanin, nuk është në gjendje të poshtërojë vartësit. Mendoj se ka bërë gjithcka për të qenë e lumtur dhe për të bashkëjetuar në një sistem i cili ndoshta nuk ka qenë shumë mikpritës me dikë si ajo, për atë që përfaqëson dhe origjinën se nga vjen”, tha ai.

Kujtojmë se Meghan është sulmuar shumë për intervistën, duke e akuzuar se ka gënjyer dhe është mashtruese. Ndërsa Princ Harryn e kanë cilësuar si viktimë dhe se veprimi i tij ishte u shëmtuar.


