Amerikanët të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Biden, ja vendimi i fundit

Shtëpia e Bardhë u premton qytetarëe amerikën se do të raportojë herë pas here gjendjen shëndetësore të presidentit Joe Biden, pasi ai u rrëzua në shkallët e avionit. Qytetarët pas kësja ngjarje janë të shqetësuar për gjendjen e Biden, duke “detyruar” zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki gjatë një konference për mediat, tu premtojë se do të botonte një raport gjithëpërfshirës mbi shëndetin e presidentit të 76-të të SHBA shumë shpejt.
“Unë nuk kam një orar por ne do ta bëjmë atë absolutisht dhe unë do të kontrolloj dhe shoh kur presidenti do të zhvillojë përsëri vizitë te mjeku për një kontroll mjekësor.”
Shtëpia e Bardhë mohoi që Biden, mund të ketë një sëmundje të rëndë. Ish Presidenti i SHBA Donald Trump ende akuzon nga Florida për gjendjen shëndetësore të pasardhësit të tij demokrat.
Dhe kur Biden u rrëzua ndërsa ngjiti shkallët e avionit presidencial “Air Force One”, republikanët thanë se nënpresidentja Kamala Harris duhet të merrte frenat e vendit.


