Miley Cyrus e hedh pas përfundimisht Liam, nis lidhjen me rokerin

Showbiz

Miley Cyrus e hedh pas përfundimisht Liam, nis lidhjen me rokerin

Këngëtarja Miley Cyrus duket se është një lidhje me rokerin Yungblud. Këtë e kanë treguar paparacët me fotot që kanë publikuar, ku ylli i Disney, dukeshin të afërt me njëri-tjetrin në një takim javën e kaluar në bulevardin “Sunset Strip”. Por, këto foto dhe këto aludime, njerëz afër çiftit, i mohojnë.

 “Ata nuk kanë raporte romantike. Yungblud ka një kohë që është në lidhje dashurie me këngëtaren, Jesse Jo Stark, dhe lidhja e tyre është mjaft serioze”, citohet të ketë thënë një burim. Mediat shkruajnë se se ylli i muzikës rok Yungblud dhe kantautorja Stark janë takuar gjatë verë së vitit të kaluar, kur ajo mori pjesë në një prej videoklipeve të tij dhe nga atëherë, kjo dyshe është në lidhje dashurie.

Fotografitë e këngëtares dhe aktores Cyrus në shoqërinë e Yungbludit, filluan të qarkullojnë në portalet online gjatë javës së kaluar, ku që të dy dukeshin rehat dhe duke e shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe si rëndomë, menjëherë pas këtij takimi të ngrohtë mes tyre në media filluan të qarkullojnë thashethemet se ata janë çift.

Derisa dy yjet e muzikës nuk kanë komentuar rreth këtyre thashethemeve, persona të shumtë nga rrethi i tyre i ngushtë pohojnë se ata nuk janë në lidhje. Kurse muzikanti britanik, Yungblud më parë ishte në lidhje dashurie me pop yllin Halsey, me të cilën ka bashkëpunuar në videoprojektin e vitit 2019, “11 Minutes.”

ME TE LEXUARAT