Mjekët sqarojnë dhe tregojnë shenjat klinike të sinuseve

Mjekët tregojnë për shenjat klinike të sinuseve, atomë të shpeshtat që bëhen problem për pacientët. Mjekët tregojnë se shenja më e shpeshtë dhe pothuaj e njohur nga të gjithë është dhimbja e kokës, si në sinusitet akute ashtu edhe në ato kronike. Kjo shoqërohet edhe me dhembje të fytyrës pikërisht në varësi të lokalizimit të sinuzitit.
Për shembull në rastin e sinusitit frontal dhimbja është mbi vetullat, në ballë, në rastin e sinusitit maksilar dhimbja për qëndrohet mbi mollëzat e faqeve, në sinuzitet etmoidale dhimbja përqendrohet prapa zgavrës së hundës dhe kur kemi sinusite sfenoidale kemi dhimbje prapa syve.

Dhimbjet janë të forta në formë presioni, shtypjeje, zakonisht fillojnë në njërën anë dhe pastaj përparon në të dy anët. Dhimbja e kokës shoqërohet me shkarkime sekrecionesh të trasha, me ngjyrë të verdhë ose jeshile, mund të ketë rrema gjaku dhe janë me erë të keqe. Dhimbjet kokës mund të ngatërrohen edhe me migrenën, por sinusitet në përgjithësi shoqërohen me sekrecione të trasha nasale, ndërkohë që kjo mungon te migrena.


