Zyrtari i Hamasit kërkon dëmshpërblim nga Izraeli

Një zyrtar i lartë i Hamasit, Ezat El Rasik, anëtar i Byrosë Politike pas arritjes së armëpushimit, deklaroi se Izraeli duhet të paguajë kompensim për dëmin e shkaktuar këto ditë.
"Është e vërtetë që beteja ka mbaruar sot, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe njerëzit duhet ta dinë se ne po mbajmë gishtin në këmbëz dhe se do të rrisim potencialin për rezistencë", tha ai për mediat. Po ashtu ai kërkon që Xhamia Al-Aqsa në Jeruzalem të mbrohet dhe që dëbimi i detyruar i palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Lindor të mos vazhdojë, gjë që të cilën Rasik e përshkroi si një "vijë të kuqe".
Në këto ditë luftë, kanë humbur jetën 232 vendas, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, dhe më shumë se 1,900 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore të ushtrisë izraelite. Ndërsa janë vrarë 12 izraelitë.


