Paralizohet transporti në Greqi! Punëtorët në grevë, kërkojnë rritjen e rrogës

Bota

Paralizohet transporti në Greqi! Punëtorët në grevë,

Sindikata më e madhe e vendit e sektorit privat GSEE, ka thirrur sot prej orëve të para të mëngjesit një grevë të përgjithshme 24 orëshe me kërkesë kryesore rritjen e pagës, e cila mbetet ende e ulët në krahasim me nivelin e vendeve të tjera europiane rivendosjen e kontratës kolektive të punës dhe mbrojtjen e të ardhurave nga shtrenjtësia.

Anijet kanë mbetur  të ankoruara në portet greke dhe shërbimet e trenave janë  ndërprerë pasi  punonjësit e sektorit të transportit kërkojnë paga më të larta për të përballuar rritjen e kostove të jetesës.

Shumë rrugë të Athinës janë bllokuar nga trafiku i krijuar për shkak të mosfunksionimit të transportit publik. Ndërkohë fluturimet në aeroportet e vendit nuk janë ndërprerë.

Në grevë marrin pjesë edhe punonjësit e sektorit publik, si dhe sindikata EINAP, e cila përfaqëson mjekët në spitalet publike të Athinës dhe Pireut.

Greqia rriti përsëri këtë muaj pagën e saj minimale bruto mujore me 6.4% në 830 euro, rritja e katërt e tillë në pesë vjet, pasi vendi po rimëkëmbet nga një krizë financiare dhjetëvjeçare.

Por sindikalistët thonë se rritja e pagave të punëtorëve nuk mjafton për të përballuar rritjen e kostove të ushqimit dhe strehimit.

“Mesazhi është i qartë. Punëtorët nuk ia dalin dot me paga më të ulëta dhe çmime të larta,” tha në një deklaratë  sindikata e sektorit privat GSEE, e cila përfaqëson rreth 2.5 milionë punëtorë.

Qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, e cila fitoi një mandat të dytë  qershorin e kaluar, ka premtuar të rrisë pagën minimale mujore në 950 euro deri në vitin 2027, kur përfundon mandati i saj, dhe të rrisë pagën mesatare me më shumë se 25% në 1,500 euro. të njëjtën periudhë. Dje në grevë ishin gjithë unionet e gazetarëve të Greqisë, me kërkesë kryesore nënshkrimin e kontratës së re të punës dhe rritjen e pagave.

Në këtë momente janë në zhvillim tubimet e sindikatave të sektorit privat në sheshin Klathmonos dhe të sindikatës që mbështet Partinë Komuniste greke,  PAME në sheshin Sintagma para parlamentit, si dhe tubime në qytetet e mëdha të vendit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion