Po ndërtonin pa leje 4 bujtina që do të përdoreshin për turizëm në Theth, arrestohen 2 persona

Aktualitet

Po ndërtonin pa leje 4 bujtina që do të përdoreshin për

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale u vunë në pranga shtetasit A. V., 44 vjeç dhe Gj. D., 60 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Në Theth, 44-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kryente punime për ndërtimin e 3 objekteve prej druri, ndërsa 60-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kryente punime për ndërtimin e 1 objekti. 4 objektet do të përdoreshin për qëllime turistike.

Kontrollet dhe verifikimet për të parandaluar, konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e ndërtimeve, vijojnë 24/7, në të gjithë territorin e qarkut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion