Problemet me energjinë prekin Kanën, jugu i Francës në errësirë totale!

Bota

Problemet me energjinë prekin Kanën, jugu i Francës në

Errësirë totale në Kanë. I gjithë qyteti, me përjashtim të Pallatit të Kinemasë, është pa energji elektrike. Dyqanet i kanë qepenat të ulura, restorantet nuk po shërbejnë, ndërsa edhe farmacitë kanë mbyllur dyert.

Shumë policë u dislokuan, veçanërisht në udhëkryqe për shkak të semaforëve të fikur dhe trafikut të ndaluar, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët. Mungesë e energjisë elektrike vihet re në të gjithë pjesën perëndimore të Alpeve. Ndërprerja ndodhi në orën 10:00 të mëngjesit, por problemet filluan pas orës tetë e gjysmë.

Nuk dihen ende shkaqet, por hetimet kanë nisur. Festivali i Kanës nuk do të ketë probleme pasi organizatorët kanë gjetur një furnizim të pavarur me energji elektrike.

Kjo mundëson që të gjitha ngjarjet dhe shfaqjet e planifikuara, përfshirë ceremoninë e mbylljes, të zhvillohen sipas planit dhe në kushte normale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion