U arrestuan dje në Durrës, vëllezërit Xhani organizuan vrasjen e Bujar Nasufi! Si ranë në “rrjetën” e hetimeve

Aktualitet

U arrestuan dje në Durrës, vëllezërit Xhani organizuan

Vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit “Enigma” në Durrës, dyshohen të jenë të implikuar në  cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, mbrëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.

Raportohet se profili i AND i gjetur në një dorezë gjysmë të djegur në vendin ku autori braktisi motorin që përdori në vrasjen, do të krahasohet me profilet e AND-së së dy vëllezërve.

Vëllezërit, të cilët janë të skeduar për trafik droge në Holandë dyshohet se kishin konflikt me biznsmenin Nasufi për shkak të një prone që babai i tyre i kishte shitur. Përplasja mes tyre ka qenë e fortë dhe e vazhdueshme. Pas zbulimit të profilit të AND-së me vendim Gjykata u vendos t’i merrej kampion nënës së dy vëllezërve me qëllim krahasimin, pasi në ketë mënyrë, Prokuroria do të mund të kishte edhe provën kryesore kundër tyre.

Bujar Nasufi u qëllua për vdekje pranë banesës së tij në sytë e gruas, teksa po parkonte automjetin. Më herët, Voltan Xhani ishte shpallur në kërkim për ekzekutimin e Elis Rroshkodol në Shkodër, pasi në servisin e tij u gjet makina që u përdor në vrasje.Ndaj tij u ngritën akuzat “krijim i kushteve për të kryer vrasje” dhe “trafikim mjetesh motorike”. Prokuroria Shkodër po heton nëse mes vëllezërve Xhani dhe Rroshkodolit kishte përplasje për çështjet e trafikut të drogës.

Arratia e Voltan e Jugert Xhanin mori fund mbrëmjen e së enjtes në Durrës. Ata u kapën në shoqërinë e të shumëkërkuarit Xhevdet Plaku i njohur me nofkën Akili i arratisur nga burgu në Itali dhe Flobens Mecia alias Gega alias Drini anëtar organizatës kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja./shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion