Stuhi e fuqishme godet serbinë, Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

Kosovë&Rajon

Stuhi e fuqishme godet serbinë, Beogradi përmbytet nga reshjet e

Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima ka goditur shumë pjesë të Serbisë. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë u dërgoi qytetarëve të Beogradit një njoftim urgjent për stuhi të fortë dhe shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme përmes një mesazhi SMS.

Stuhia ka shkaktuar dëme materiale, përmbytje lokale, rrëshqitje dheu, shembje dhe ka paraqitur rrezik për sigurinë e njerëzve dhe kafshëve. Po ashtu qytetarët e kryeqytetit serb ishin nën goditjet e rrufesë, që shkaktuan probleme në funksionimin e të gjitha pajisjeve që përdorin energji elektrike,

Në disa zona pati rrezik për zjarr, si dhe u krijuan probleme në telekomunikacion dhe në trafik. Reshje të dendura shiu të shoqëruara me vetëtima përfshinë Obrenovacin, Pançevën, Mlladenovacin, Kragujevcin dhe shumë zona të tjera.

Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar tashmë përmbytje në shumë zona ndërkohë që qytetarëve i rekomandohet të qëndrojën në shtëpi dhe të ndjekin informacionet nga autoritetet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion