Presidenti i Panamasë i përgjigjet Trump: Kanali është dhe do të jetë i yni!

Bota

Presidenti i Panamasë i përgjigjet Trump: Kanali është dhe

Presidenti i Panamasë, José Raul Mulino ka reaguar pas deklaratës së Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të "marrin përsëri" Kanalin e Panamasë.

"Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i Panamasë dhe administrata e tij do të vazhdojë të jetë nën kontrollin panamez në lidhje me neutralitetin e tij të përhershëm", tha Mulino në një deklaratë pas betimit të Trump.

Mulino gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e Trump se Kina po "operon" kanalin, i cili lidh Detin e Karaibeve me Oqeanin Paqësor.

"Nuk ka prani të asnjë kombi në botë që ndërhyn në administratën tonë", tha Mulino pa përmendur drejtpërdrejt Kinën.

Presidenti i Panamasë bëri thirrje për dialog për këtë çështje për të “sqaruar pikat e përmendura pa cenuar të drejtën” e vendit të tij, “sovranitetin total dhe pronësinë e Kanalit”.

Ndërkohë Autoriteti që menaxhon Kanalin e Panamasë i tha CNN se nuk ka një reagim për komentet e Trump.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion