Me hoodie dhe tuta, veshja e pazakontë e senatorit në inagurimin e Trump

Bota

Me hoodie dhe tuta, veshja e pazakontë e senatorit në inagurimin e

Mes zyrtarëve, ish-Presidentëve, familjarëve dhe manjatëve të teknologjisë, të veshur me kostume të errëta e kravata elegante, vëmendjen në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump e mori veshja e pazakontë e një senatori.

Senatori demokrat i Pensilvanisë, John Fetterman në ceremoninë e inaugurimit të Trump kishte bërë një përzgjedhje ndryshe nga të tjerët.

Në veçanti, duke sfiduar të ftohtin dhe kodin zyrtar ai shihet i një hoodie të zezë, pantallona të shkurtra me ngjyrë gri dhe atlete sportive.

Fetterman është një nga ata ligjvënës që është takuar me Donald Trump. Ai ndodhej javën e kaluar në Mar-a-Lago dhe pas takimit me Presidenti tha se do të ishte i hapur për të mbështetur disa nga të zgjedhurit e tij për administratën e re.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion