Prag një lufte tregtare! Trump urdhëron tarifa 50% për çelikun dhe aluminin kanadez!

Bota

Prag një lufte tregtare! Trump urdhëron tarifa 50% për

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se do të dyfishojë tarifat për çelikun dhe aluminin kanadez nga 25% në 50%.

Në prag të një lufte tregtare, Trump thotë se është në hakmarrje për tarifat 25% që Ontario vendos për energjinë elektrike që dërgon në shtetet veriore të SHBA-së.  Trump thotë se tarifat do të fillojnë të mërkurën, duke shtuar se ai do të shpallë "një emergjencë kombëtare për energjinë elektrike" në ato shtete.

Përshkallëzimi i fundit vjen pas ditës më të keqe të vitit 2025 për tregjet amerikane, e nxitur nga frika e tarifave agresive të Presidentit Donald Trump ndaj partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Amerikës.

Kur u pyet për një recesion të mundshëm në një intervistë të fundit, Trump tha se ekonomia ishte në një "periudhë tranzicioni".

Që nga kthimi për mandatin e tij të dytë si president, Trump ka sugjeruar shpesh se dëshiron që Kanadaja t'i bashkohet 50 shteteve të tjera të Amerikës dhe të bëhet pjesë e SHBA.

Sot, ai shkruan: "Ne po e subvencionojmë Kanadanë në shumën prej më shumë se 200 miliardë dollarë në vit. PSE??? Kjo nuk mund të vazhdojë. E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i dashur i pesëdhjetë e parë."

Presidenti amerikan thotë se një veprim i tillë do të bënte që të gjitha tarifat të "zhdukeshin", do t'i bënte kanadezët më të sigurt dhe do të ulnin taksat në vend.

Ai vazhdon duke thënë se kjo do ta bënte "kombin më të madh dhe më të fuqishëm" edhe "më të madh, më të mirë dhe më të fortë" dhe do të fshinte "vijën artificiale" që ndan dy kombet. Kanadezët kanë refuzuar vazhdimisht sugjerimin për t'u bashkuar me SHBA.

Dhe, kryeministri i ardhshëm Mark Carney iu përgjigj kërcënimeve për aneksim, gjatë fjalimit të tij të fitores, duke thënë:

“Kanadaja nuk do të jetë kurrë pjesë e Amerikës”.

ME TE LEXUARAT