Porti detar i Vlorës, era e fortë pezullon lundrimin e mjeteve të peshkimit

Aktualitet

Porti detar i Vlorës, era e fortë pezullon lundrimin e mjeteve të

Kapitaneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin detar për mjetet e vogla dhe ato mjetet e peshkimit nga ora 02:00 të mëngjesit të kësaj të marte e deri në 08 të mëngjesit të së mërkurës  Shkak për këtë është bërë era e fortë bregdetare, që shkon deri 20 metër për sekondë në det të hapur.

Për rrjedhojë në det të hapur dallgët shkojnë deri në 2.5 metra duke e bërë të pamundur lundrimin e mjeteve të peshkimit dhe atyre të vogla. Era do të fryjë me drejtim Jug-Jug Lindje, duke shkaktuar forcën e detit në det të hapur deri në 8 ballë.

Tragetet e linjës me Brindisin sipas kapitanerisë së portit detar do të vazhdojnë lundrimin e tyre në normalitet. Situata hidrometeorologjike pritet që të përmirësohet duke nisur nga data 12 mars pas orës 08:00 të mëngjesit kohë kur mendohet se do të lejohen mjetet e peshkimit dhe ato lundruese të dalin në det. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion