Policia italiane godet organizatën kriminale të kokainës, pranga 57 anëtarëve të grupit

Një organizate kriminale e shprëndarjes së drogës është goditur në Itali, ndërsa mësohet se janë arrestuar plot 57 anëtarë. Mediat vendase shkruajnë se operacioni është zhvilluar nga ushtarët e Komandës Provinciale të Guardia di Finanza të Catanzaro dhe të shërbimit qendror të hetimit të krimit të organizuar të Guardia di Finanza të Romës.
Ndërkohë mësohet se organizata në fjalë bënte shpërndarje të kokainës përtej Italisë, duke përfshirë Europën Veriore dhe në Spanjë.

Operacioni është zhvilluar në orët e para të ditës së sotme, ndërsa mësohet se autoritetet policore do dalin në një konferencë për shtyp në orën 11:00, për të dhënë më shumë detaje nga operacioni në fjalë.


