Kishte përpunuar drogën në formë çokollate, pranga 37-vjeçarit me dy mbiemra në Tiranë (Emri)

Policia e Tiranës ka arrestuar Florian Metin, 37-vjeç, i akuzuar për drogë. Sipas policisë, shtetasi në fjalë u kap me 21 kg e 35gram kanabis, e përpunuar në formë çokollate. Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, shtetasi V.M, 34-vjeç.
“Tiranë/ Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen 21 kg e 35gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari (poseduesi i saj) dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij.
37-vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Camel”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç. Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 84 pako, me peshë 21 kg e 35gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


