Raportohen 70 raste “Delta” në Kinë, shumica janë fëmijë

Bota

Raportohen 70 raste “Delta” në Kinë, shumica janë

Varianti “Delta” është rikthyer sërish në Kinë, duke vënë në alarm qeverinë dhe autoritetet shëndetësore. Mësohet se vatra ka shpërthyer në provincën juglindore të Fujian-it, ku janë raportuar mbi 70 raste, shumica tek fëmijë.

“Më pak se një muaj pas vënies nën kontroll të shpërthimit në Nanjing, qershorin e kaluar, dhjetëra raste janë shfaqur deri më tani në rajon”, thanë autoritetet lokale. Ka më shumë se 70 infeksione në tre qytete: Xiamen, Quanzhou dhe Putian, që në buletinin e fundit të së dielës, i lëshuar sot nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit, shënuan 22 raste kumulative.

Nga këto, 13 të tjera asimptomatike u gjetën në Putian. Provinca deri më tani ka regjistruar 43 infeksione të transmetimit të brendshëm, që nga 10 shtatori dhe 32 asimptomatike, të gjitha nën vëzhgimin mjekësor, për një total prej 75 rastesh.

Në nivel kombëtar, ka 27 raste të reja të importuara, që lidhen me të dielën, përfshirë 17 në Yunnan, pesë në Shanghai, tre në Guangdong dhe në Sichuan dhe Shaanxi nga një rast përkatësisht./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion