Del video e sulmit në Haiti: Vrasësit e Presidentit ishin profesionistë, u hoqën si agjentë të DEA-s

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e momentit kur rrethohet rezidenca dhe vritet Presidenti i Haitit, Jovenel Moïse. Në video dëgjohen të shtëna, ndërsa shihen disa burra të armatosur, disa minuta pas pushtimit të rezidencës së presidentit të Haitit.
Ambasadori i Haitit në SHBA u shpreh se “vrasësit e Presidentit ishin mercenarë “profesionistë” të cilët pretenduan se ishin agjentë të DEA-s duke u futur në rezidencë, ndërsa pas krimit mund të jenë larguar nga vendi”.
“Ishte një sulm i orkestruar mirë dhe ata ishin profesionistë” u tha ambasadori Boxit Edmon gazetarëve. “Ne kemi pamje video në dispozicion dhe besojmë se ata janë mercenarë” tha ai. Ai shtoi se vendi kishte nevojë për ndihmë dhe se zyrtarët amerikanë kishin thënë se po vlerësonin kërkesën.
Haiti ka shpallur gjendja e shtetrrethimit, njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror të mërkurën në mëngjes.
Kryeministri Joseph tha se ai po drejton vendin dhe në të po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur.
Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi sulmin dhe shprehu ngushëllimet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
“Ne e dënojmë këtë akt të neveritshëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shërim Zonjës së Parë Moïse. Shtetet e Bashkuara ngushëllojnë popullit e Haitit. Ne jemi gati të ndihmojmë ndërsa vazhdojmë të punojmë për një Haiti më të sigurt”, thuhej në deklaratë.
Zoti Biden e quajti sulmin “shqetësues”, duke shtuar se “ne kemi nevojë për shumë më shumë informacion” ndërsa iu përgjigj pyetjes së një gazetari ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë.


