Eksodi biblik i afganëve, më të varfrit kalojnë shkretëtirën për t'i shpëtuar talebanëve

Bota

Eksodi biblik i afganëve, më të varfrit kalojnë

Shumë afganë po përpiqen të largohen nga vendi i tyre për t'i shpëtuar të ardhmes që i pret me talebanët.

Imazhe tronditëse nga Afganistani po qarkullojnë në të gjithë botën, me turmat e refugjatëve duke u nisur drejt Perëndimit.

Imazhet e afganëve nëpër shkretëtirë, ku takohen kufijtë e Afganistanit e Pakistanit dhe Iranit, të kujtojnë eksodin e hebrenjve nga Egjipti dhe të ngjallin frikën e krizës së re të emigrimit në Evropë me BE-në që kërkon të punojë me fqinjët e Afganistanit për të frenuar rrjedhën.

Destinacioni fillestar i këtyre refugjatëve të varfër nga Afganistani ka shumë të ngjarë të jetë Turqia me kostot e transportit që arrijnë në 1500 dollarë për person dhe prej andej shumë prej tyre shpresojnë të arrijnë në Evropë.


Një nga bashkatdhetarët e tyre, të cilët kohët e fundit bënë të njëjtin udhëtim, tha se shkretëtira, e parë në pamjet e publikuara nga gazeta britanike “Daily Mail”, është pjesa e fundit e një udhëtimi të gjatë.

“Këta janë më të varfrit nga të gjithë, sepse ka rrugë të tjera që kërkojnë më pak ecje, por kushtojnë më shumë” tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion