Po kujdesej për kanabisin, nëna harron vajzën 3 vjeçare në makinë, e mitura humb jetën nga nxehtësia

Bota

Po kujdesej për kanabisin, nëna harron vajzën 3 vjeçare

Një vajzë 3-vjeçare vdiq, pasi u la nga nëna e saj në makinë,në temperaturë të lartë për gati 3 orë.

Policia lokale tha se e ka gjetur pa jetë vajzën e quajtur Jessica Campos, e cila ishte lënë e vetme në mjet.

Nëna e vajzës, Eustajia Mojica Dominguez, 28 vjeçe, është arrestuar për vrasje dhe raportohet se ka qenë duke u kujdesur për kanabisin, ndërsa vajza po përjetonte momentet e fundit nga nxehtësia në makinë.

Sipas raportimit të policisë, temperatura brenda makinës ka qenë shumë e lartë saqë vogëlushja nuk mundur dot të marrë frymë. 3 vjeçares iu dha ndihma e parë nga një polic i zonës. Ajo u dërgua në spital, ku edhe u shpall e vdekur.

Zyrtarët policorë thanë se zbuluan 70 bimë të rritura të marijuanës dhe 80 fidane të kësaj bime, brenda shtëpisë ku ishte parkuar makina.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion