Plas bomba në protestën “Pro Palestinës” në Pakistan, vdesin 6 persona

Bota

Plas bomba në protestën “Pro Palestinës” në

Në Pakistan, gjatë protestave “Pro Palestinë” janë vrarë 6 persona. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në atë zonë u hodh një bombë, që shkaktoi vdekjen e tyre. Mësohet se bomba ishte vendosur në një motocikletë dhe shpërtheu në fund të tubimit, në kohën kur njerëzit ishin duke u shpërndarë në qytetin Chaman, afër kufirit me Afganistanin.

Në shumë vende të botës janë mbajtur tubime për të shfaqur përkrahje për palestinezët e Gazës, ndërsa në Shtetet e Bashkuara ka pasur përleshje fizike mes përkrahësve të palestinezëve dhe përkrahësve të Izraelit, pasi të dyja grupet organizuan tubime dhe u takuan mes vete në rrugë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion