SHBA dërgon një destrojer në ujërat kineze, Pekini reagon ashpër me avionë ushtarakë

Bota

SHBA dërgon një destrojer në ujërat kineze, Pekini reagon

Dërgimi i një destrojeri amerikan në ujërat e shumë diskutuara të detit të Kinës jugore ka acaruar Kinën. Sipas Ëashingtonit, kjo është një vlerësim i të drejtave dhe lirive të lundrimit, por që për Pekinin është ilegal.

Komanda ushtarake jugore njoftoi se forcat e saj ishin në gadishmëri ndërsa theksoi se USS Curtis Ëilbur ka hyrë në këto ujëra pa leje, dhe është ndjekur nga anijet e avionët e saj. Ndërkohë që zëdhënësi Tian Junli pretendon se destrojeri amerikan u dëbua sipas tij, ndërsa e përshkroi SHBA-në si një “ngatërrestare të vërtetë”.

Kina e konsideron pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore si pjesë të të ashtëquajturës linjë e saj me 9 breza, cka është hedhur poshtë si e pabaza nga gjykata ndërkombëtare në Hagë. Pretendime në këtë det kanë po kështu edhe Tajvani, Vietnami, Filipinet, Brunei dhe Malajzia. Në një deklaratë të saj, flota e 7-të amerikane tha se USS Curtis Ëilbur, destrojer me raketa të komanduara i tipit Arleigh Burke, lundroi përmes Detit të Kinës Jugore “në afërsi” të Ishujve Paracel në 20 maj në një operacion që synonte sipas saj, mbështetjen e të drejtave e lirive, si dhe përdorimit legjitim të detit, të njohura nga ligji ndërkombëtar./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion