SHBA heq dorë nga blerja e Greenland, Blinken: Ishte dëshira e Trump, jo e Biden

Bota

SHBA heq dorë nga blerja e Greenland, Blinken: Ishte dëshira e Trump,

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se SHBA-ja dëshiron të forcojë raportet me Grenlandën. Blinken ka përfunduar një udhëtim katër-ditor që përfshinte një takim të ministrave të jashtëm të Këshillit të Arktikut në Rekjavik të Islandës.

SHBA heq dorë nga blerja e Greenland, Blinken: Ishte dëshira e Trump,

"Unë jam në Grenlandë sepse Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë partneritetin tonë", tha Blinken para gazetarëve.

Vizita në territorin autonom danez ishte ndalesa e tij të fundit në turneun në Arktik.

Ai gjithashtu theksoi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, nuk dëshiron ta blejë Grenlandën sikurse kishte shprehur dëshirën paraardhësi i tij, Donald Trump.

Më 2019, Trump kishte propozuar për të blerë territorin, por një ide e tillë ishte hedhur poshtë nga Qeveria daneze. Shumë ekspert e vlerësuan deklatarën e tij si një sinjal të interesit të tij në rajon. Vitin e kaluar, SHBA-ja rihapi konsullatën në Nuuk, kryeqyteti i Grenlandës dhe premtoi 12 milionë dollarë ndihmë për projekte civile.

SHBA heq dorë nga blerja e Greenland, Blinken: Ishte dëshira e Trump,

Kryeministri i Grenlandës, Mute Egede, shprehu bindjen se “kjo dekadë do të jetë fillimi i një epoke të re në raportet mes dy vendeve ".

Blinken u tha homologëve të tij nga Këshilli i Arktikut që përbëhet nga Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia, Rusia dhe Suedia se, Shtetet e Bashkuara janë "të përkushtuara në avancimin e një rajoni paqësor të Arktikut ku vendet bashkëpunojnë në çështje të klimës, mjedisit, shkencës dhe sigurisë". Vendet e Arktikut u zotuan të luftojnë ngrohjen globale dhe të ruajnë paqen në rajon./REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion